Të paktën tre civilë janë plagosur në Kiev të Ukrainës, nga sulmet ajrore ruse.

Sirenat e sulmit ajror ranë në të gjithë qytetin pasi sistemi i mbrojtjes ajrore të Ukrainës u aktivizua për të përgjuar UAV-të dhe objekte të tjera fluturuese mbi disa rrethe, tha kryebashkiaku, Vitaliy Klitschko përmes një postimi në Telegram.

Përpos plagosjes së tre qytetarëve, mësohet se nga rënia e mbeturinave u dogjën disa makina dhe dëmtua një ndërtesë.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb