Gazetari Ermal Peçi, i ftuar në News24 komentoi ‘luftën’ mes kryeministrit Edi Rama dhe kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj.

Peçi shprehet se ka një konflikt të ashpër brenda Partisë Socialiste.

Ai tha se Veliaj duhet të vazhdojë të nxjerrë të palarat e ta çojë çështjen deri në fund.

“Konflikti Rama-Veliaj për mua është real dhe ishte e pritshme që të ndodhte. Mendoj se Veliaj ndihet i tradhtuar nga Rama. Dhe grupet pranë Veliajt ndihen të tradhtuar nga grupet brenda PS-së. Erion Veliaj e ka kuptuar se nuk mund ta mbajë më gojën mbyllur. Në lidhje me deklaratet Veliaj-Gogu, SPAK duhet të nisë një hetim.

Unë kam besuar dhe besoj se SPAK është institucion që ka mbështetje të ndërkombëtarëve, nuk kam parë që PS të ketë influencë në SPAK, sepse politikanët socialistët që kanë shkuar në Strukturën e Posaçme nuk kanë dalë pa bërë në burg. SPAK ka shkuar në zemër të pushtetit. Rama po tenton që ta drejtojë partinë me dorë të hekurt. Veliaj duhet të guxojë dhe t’i shkojë çështjes deri në fund. Ka luftë brenda në PS, ka betejë mes forcave politike për të emëruar drejtorë të caktuar”, deklaroi Peçi.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb