UKRAINE

Ushtria e Ukrainës pretendon se gjatë 24 orëve të fundit janë vrarë 960 ushtarë rusë.

Sipas shifrave të publikuara nga Kievi zyrtar, që prej fillimit të luftës forcat ukrainase kanë vrarë 415 640 ushtarë rusë raporton Ukrinform.

Ndërkohë, raportohet se dronët rusë kanë bombarduar qytetet e Odessa-s dhe të Kharkivit. Në Odessa, sipas mediave ukrainase, një person ka mbetur i vdekur, ndërsa 7 të tjerë janë plagosur.

Në Kharkiv janë dëgjuar disa shpërthime si pasojë e bombardimeve me anë të dronëve të tipit Shahed.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb