Luhet derbi i kryeqytetit, trajnerët përzgjedhin formacionet e supersfidës mes Partizanit dhe Tiranës
Java e 15 e Kategorisë Superiore mbyllet sot me derbin e kryeqytetit, një sfidë e ndezur që padyshim i bën një mbyllje shumë të bukur futbollit në vendin tonë për vitin 2021.

Një duel i ethshëm, ku të dy skuadrat do të kërkojnë fitore për objektiavt e ndryshëm që kanë në renditje. Partizanit i duhet një fitore për të mbajtur gjallë shanset që ka për titullin, ndërsa një fitore e Tiranës i jep një shtysë më shumë drejt titullit kampion ku është favorite kryesore.

FORMACIONET ZYRTARE
Partizani: Teqja, Belica, Sota, Musta, Shehi, A. Marku, Rrapaj, H. Marku, Mala, Cara, Stenio Zhunior.
Trajner: ilir Daja

Tirana: Bekaj, Përgjoni, Behiratçe, Hoxhallari, Toli, Toshevski, Totre, Limaj, Xhixha, Seferi, Ngo
Trajner: Orges Shehi

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb