Trajneri i PSG, Luis Enrique i është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në prag të ndeshjes me Milanin në Champions League, takim ky i rezervuar për të martën mbrëma.

“Unë jam gjithmonë optimist, si të gjithë trajnerët. Jam i vetdijshëm për ndeshjen kundër një kundërshtari shumë të vështirë, në një stadium historik dhe tërheqës. Ne kemi një objektiv dhe duam të sjellim rezultatin më të mirë të mundshëm në shtëpi”.

Fitorja 3-0 në ndeshjen e parë… “Nuk duhet të mendojmë për ndeshjen e parë, nesër do të jetë një ndeshje tjetër. Ideja jonë është shumë e qartë, nuk do ta ndryshojmë nëse luajmë në shtëpi apo jashtë. Duam ta mbajmë topin, më shumë se Milani. Nuk spekuloj për  rezultatin. Milani është i fortë dhe ka një histori shumë të fuqishme.” –  tha ai.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: