Luiz Ejlli dhe Kiara Tito, kanë postuar përsëri ditën e sotme foto me vajzën e tyre Luna Mari.
Që nga ardhja në jetë e të voglës dyshja kanë qenë mjaft aktiv në rrjetet sociale dhe nuk kanë nguruar t’u tregojnë ndjekësve herë pas here Lunën teksa rritet e shëndetshme me dy prindërit.
Në foto shihet çifti teksa mbajnë në krahë vajzën dhe duken shumë të lumtur krahë njëri-tjetrit. Vetë moderatorja Kiara Tito ka zgjedhur ta etiketojë postimin me mbishkrimin “Ejllat”.
1 vit pas daljes nga shtëpia e famshme Kiara dhe Luizi sollën në jetë Lunën, e cila tani është vetëm 3-muajshe.