Belgjika e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme sfidën ndaj Rusisë.

Belgët kanë shënuar edhe golin e tretë e atë me anë të Lukakut.

Kanë mbetur edhe pak minuta nga fundi i ndeshjes ndërmjet belgëve dhe rusëve.

22:23- Belgjika nuk përmbahet dhe ka shënuar edhe golin e dytë ndaj skuadrës së Rusisë.

Ekipi belg pati një aksion tepër të mirë në zonën e rreptësisë të Rusisë dhe realizoi me anë të Meunier. Kështu, Belgjika lehtëson mundësinë e marrjes së tri pikëve në këtë sfidë të parë të saj në “Euro 2020”.

21:17 – Ka nisur vrullshëm ndeshja ndërmjet Belgjikës dhe Rusisë. Ekipi belg ka arritur të shënojë gol që në minutat e para të ndeshjes me anë të Lukakut.

Ishte Lukaku, ai që shfrytëzoi momentin dhe gjeti rrjetën e golit ndaj rusëve.Rusët luajnë në shtëpinë e tyre dhe do të provojnë të tregojnë se sërish janë kockë e fortë duke mos u dorëzuar përballë talenteve belg.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: