“Sot, qelizat terroriste të fjetura, të ashtuquajturat njësi të vetëmbrojtjes, janë ekspozuar. Qëllimi i këtyre qelizave është të organizojnë një grusht shteti të dhunshëm në ditën X. Ata ende nuk e dinë se kur do të mbërrijë kjo ditë X. Populli ynë duhet të jetë i përgatitur për të”, ka thënë ai gjatë një deklarate në ditën e pavarësisë.

Sipas Aleksandër Lukashenkos,  qelizat terroriste të fjetura, të drejtuara nga Gjermania, Ukraina, Shtetet e Bashkuara, Polonia dhe Lituania, janë zbuluar në Bjellorusi.

Presidenti bjellorus, tha se të ashtuquajturat “njësi të vetëmbrojtjes”, që sipas tij janë të drejtuara nga Perëndimi, u përpoqën të hedhin në erë qendrën e komunikimit të Marinës Ruse në Vileika.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb