Tip sportiv dhe i pasionuar pas biçikletës, kreu i diplomacisë së Luksemburgut, Jean Asselborn, 71 vjeç, është nisur që nga fillimi i gushtit në një turne solo çiklizmi në Francë, në mënyrë që të mos i ngulitej makthi nga virusi COVID-19.

“Falënderoj Francën që më la hapur kufijtë e saj për ne që jemi të përfshirë nga frika e përhershme në lidhje me COVID-19”, shpjegon ai në Facebook.

Asselborn nuk ecën shpejt me biçikletë, nuk ka asnjë talent dhe asnjë rekord. Atij thjesht i pëlqen të ecë me dyrrotak.

Ai është një adhurues i turizmit me biçikletë dhe i pëlqen të shëtisë në rrugët e qyteteve të vogla të Francës.

”Do të shkoj në Neufchateau, pastaj Dijon dhe Aix-les-Bains dhe më pas drejt Ventoux, pastaj drejt Arles dhe Beziers për të përfunduar në Capendu dhe Montagne Noire”, shpjegon ai.

Jean Asselborn pranoi kritikat e një homologu, sipas të cilit luksemburgezi po largohet nga vendi në këto ditë gushti.

“Unë jam i vetëdijshëm për këtë dhe nxitoj të vërej se me mjetet e teknologjisë digjitale që kemi në dispozicion, ne jemi të arritshëm në çdo kohë”, thotë Asselborn.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb