Lupita Nyong’o është zgjedhur si presidente e jurisë në Festivalin e 74-të të Filmit në Berlin nga organizatorët.

Aktorja më e njohur për interpretimet e saj në filmat “Black Panther” dhe “12 Years A Slave” është e dyta grua presidente e jurisë në Berlinale, pas amerikanes Kristen Stewart.

Aktorja me origjinë nga Meksika, e lindur në Kenia u bë e famshme pas performancës së saj fituese të Oskarit si Patsy në dramën e Steve McQueen 12 Years A Slave dhe shpesh zgjedh role me tema të diasporës afrikane dhe racizmit. Në planet e saj të afërta është një serial i bazuar në librin “Americanah” të autores nigeriane Chimamanda Ngozi Adichie.

Lupita Nyong’o shpreh atë që duam në kinema. Fleksibilitet në trajtimin e projekteve të ndryshme, ajo apelon për audienca të ndryshme dhe është konsistente në një ide që dallohet mjaft në personazhet që luan, sado të ndryshëm të jenë ata ”, thanë në një deklaratë drejtori artistik i Berlinales Carlo Chatrian dhe drejtoresha ekzekutive Mariette Risenbeck.

Sipas Reuters, Festivali i 74-të i Filmit në Berlin do të zhvillohet nga 15 deri më 25 shkurt 2024.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb