Një shtëpi e zezë mbuluar me mjegull dhe re të errëta. Është kjo një prej pikturave qe vogëlushi nga Durrësi e ka hedhur në letër për të shprehur gjendjen që përjetoi mëngjesin e 26 nëntorit, kur tërmeti i fuqishëm i shembi banesën, ku jetonte.

Fëmijët që janë strehuar në hotele kane ndjekur aty programe të posaçme për të harruar traumën që iu shkaktoi tërmeti. Psikologët që qëndrojnë pranë fëmijëve tregojnë se shumë prej tyre, të cilët mbërritën me trauma ditët e para, kanë nisur të ndryshojnë sjellje dhe të riaktivizohen në jetën sociale.

Vogëlushët që u strehuan së bashku me familjet e tyre gjetën në hotele shtëpinë e shkollën e munguar. Pas tërmetit dëshira që ata shprehin për këtë vit është që teë kenë banesa të reja dhe lëkundjet të mos përsëriten më.

E teksa afati për qëndrimin e të dëmtuarve nga tërmeti në hotele ka përfunduar edhe programi për trajtimin psikologjik të fëmijëve nuk garantohet më, pasi ata të lënë këto ambiente.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb