TIRANE- LZHK ka çelur pasditen e sotme fushatën elektorale për zgjedhjet e 21 qershorit. I pranishëm në këtë aktivitet, kandidati i djathtë për Bashkinë e Tiranës Halim Kosova, tha se me punë dhe dinjitet do të mund të ofrohet shërbimi i duhur ndaj qytetarëve.

Duke u ndalur tek LZHK, Kosova tha se kjo forcë politike tregon respekt ndaj pronës.

“Do arrijmë një fitore që askush nuk e ka menduar. Synojmë që me punë dhe dinjitet t’u ofrojmë qytetarëve shërbimet sa më të mira dhe transparente. Nuk do të cenojmë interesin e asnjë qytetari”, tha Kosova.

Në fjalën e tij, Dashamir Shehi tha se situata ekonomike në vend është e rëndësuar, duke u shprehur se duhet ndërhyrje dhe stimulim i ekonomisë duke ulur taksa.

“Tirana është shtëpia jonë e madhe. Zgjedhjet politike për premtimet që nuk u mbajtën nga mazhoranca. Reformat në vend nuk janë të plota. Ne synojmë uljen e taksave, rritjen e vendeve të punës. Duhet të liberalizohen lejet e ndërtimit sipas ligjit”, tha Shehi.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: