Partia Lëvizja për Zhvillim Kombëtar (LZHK), ka paraqitur një kërkesë pranë Komisionin Qendror Zgjedhor për ndryshimin e emrit në Lëvizja Progresiste për Zhvillim Kombëtar.

Kërkesa është paraqitur nga përfaqësuesi Fabian Topallaj.

Në lidhje me këtë kërkesë, kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi, pasi ka shqyrtuar rastin në fjalë, është shprehur se partia do të regjistrohet në zgjedhje me të dhënat që janë në dokumentacionin e regjistrit të Gjykatës së Tiranës, pra sipas tij, ndryshimi i emrit nuk është i mundur.

“Emri i Partisë dhe të dhënat e tjera do të jenë ato sipas dokumentacionit të regjistrit të Gjykatës së Tiranës”, është shprehur Celibashi.

Kujtojmë se kryetar i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar është deputeti Dashamir Shehi dhe ky subjekt politik ka garuar krahë Partisë demokratike në zgjedhjet e mëparshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: