Me tone të larta është shoqëruar debati mbrëmjen e sotme në emisionin “Open” në News24 ku po flitet për projektin për portin e ri të Durrësit.

Sapo analisti Fatos Lubonja iu bashkuar diskutimeve në studio përmes një lidhjeje skype, kritikoi hapur Artur Zhejin dhe Dritan Hilën, duke shtuar se; ‘ia hoqën trurin’ me diskutimet e tyre sa i takon projektit.

Ndërkohë, Zheji gjatë fjalës së tij e cilësoi Al Abbar ‘Mercedes Benz’-in e turizmit.

DEBATI NË STUDIO
Lubonja:
Shtresat e dobëta në Durrës kujdesen këta pasanikët ti gjejnë punë? Ky qenka arsyetimi
Vasili: Lubonja tha; ma hoqi trurin Zheji

Zheji: Është një mënyrë figurative për të shprehur dashurinë. “Ma hoqi trurin”- i thonë. Faleminderit Lubonja. Nëse ne do të kalojmë të vizioni që po bëhemi një popull kamerier dhe baristësh, atëherë…
Lubonja: Do vijnë bangladeshasit… se s’jemi aq budallenj
Zheji: Ne kemi vendosur që të bëjmë një eksperiment kapitalist në Shqipëri. Ne kemi një vend që na përshtatet shumë, si Kuba. Është vend me kazino, shtëpi qejfi dhe kubanët thanë; kjo është jetë pa dinjitet. Dhe ata më pas bënë revolucion dhe i besuan Fidel Kastros.
Lubonja: Po pse fitoi Kastro?
Zheji: Ta mbaroj.
Vasili: Debati duhet
Zheji: S’vjen zëri se unë se kam problem fare. Të huajt thuhet se shkojnë në Kubë për çmimet e ulta që ofrohen. S’mund të them apriori. Al Abbar është Mercedes Benzi i turizmit. I ka dhënë provat. siç është prova në Dubai. Ishte vend me temperaturë 45 gradë dhe shkon e gjithë bota dhe bën foto. Ky Mercedezi do bëjë garë për Durësin tonë? Atëherë ikën ai trembet.
Rakipllari: Mund të vijë Ferrari…
Zheji: Po ti nga e di që vjen Ferrari? Ferrari është në Itali
Rakipllari: Po e ke të mbyllur garën, por hape ti!
Zheji: Nëse parlamenti është anonim
Rakipllari: Mund të vijë Porche
Zheji: Ne kemi shumë bregdet. Të të çojë në ca vende, të lemerisesh nga era e nevojtores. Ti thua Al Abbar.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: