Manchester City ka shkatërruar Shalken duke e mundur  thellë 7-0 dhe duke kaluar qetësisht në turin tjetër të Ligës së Kampioneve me rezultatin e përgjigjshëm 10-2.
Skuadra e Pep Guardiolës krijoi raste të shumta shënimi në këtë duel, por për të kaluar në avantazh iu desh “panenka” e Serxhio Agueros në minutën e 35-të. Vetëm 3 minuta më vonë argjentinasi shënoi edhe golin e dytë ndërsa vulën ia vuri Sane me golin e tretë në minutën e 43-të të ndeshjes.

Me kualifikimin e siguruar, anglezët menduan të argëtoheshin, por pa reshtur sulmet drejt portës së Shalkes dhe gjetën rrjetën edhe 4 herë të tjera në fraksionin e dytë të lojës me Sterling, B, Silva, Foden dhe Zhezus, për të vulosur një fitore spektakolare.

Manchester City -Shalke 7-0
35′ (p), 38′ Aguero, 43′ Sane, 57′ Sterling, 71′ B. Silva, 78′ Foden, 84′ G. Zhezus

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb