Nuk ka mrekulli për Liverpool, aq më pak në Madrid. Real Madrid konfirmohet edhe një herë si “macja e zezë” e Jurgen Klopp, në katër përballjet me ekipin spanjoll, që kur është ulur në stolin e kuq, Klopp ka dalë gjithnjë i humbur, historia nuk ndryshoi as këtë herë. Suksesi 5-2 në sfidën e parë i dha mundësinë Realit të menaxhonte si duhet ndeshjen e kthimit.

214308505 E455b863 E913 4ee5 8182 Ffb8a38c2494
214308505 E455b863 E913 4ee5 8182 Ffb8a38c2494

Në “Bernabeu” ritmi i lojës ishte i lartë në pjesën e parë, raste nga të dy ekipet, ku Alison dhe Courtua u kthyen në një “mur” të pakalueshëm. Në minutën e 78-të, ishte i përhershmi Karim Benzema që ndëshkoi Liverpool pas një asist nga Vinicius Jr. Shifrat nuk ndryshuan deri në fund, me Real Madrid që siguroi një biletë për në fazën çerekfinale me rezultatin e përgjithshëm 6-2.

Në përfundim të sfidës, Carlo Ancelotti nuk nguroi as të shpreh një dëshirë: “Zhvilluam ndeshjen që dëshironim. Liverpool është një klub zotërinjsh dhe ky kualifikim merr me shumë vlera. Kë dëshiroj në çerekfinale? Nuk e di, di vetëm të them që Milanin e dua në finale, jo tani”, u shpreh Ancelotti.

Si gjithnjë kavaljer në deklaratat e tij u shfaq Jurgen Klopp duke përgëzuar rivalët: “Nëse dëshiron të kalosh turin duhet të bësh një paraqitje speciale, ne nuk e bëmë. U kualifikua ekipi që e meritoi më shumë”, theksoi Klopp për BT Sport.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb