GJERMANI

Kryeministri Edi Rama ka thënë nga Mynihu se deklarata e Macron sot për negociatat është dicka pozitive por shqiptarët duhet të kenë durim dhe mos ushqejnë veten me iluzione të skajshme.

Ndër të tjera ai tha se negociatat nuk varren sërish nga Shqipëria por nga procesi i brendshëm i BE, prandaj Shqipëria duhet të punojë njëlloj sikur t’i ishin hapur negociatat.

”Në fakt unë nuk e ndoqa dot Presidentin se isha në takime të tjera por nga sa munda të lexoj është një sinjal pozitiv. Unë dëshiroj t’ju them se nuk kemi pse ushqejmë veten me iluzione dhe dëshira të skajshme edhe pse shumë legjitime. Le të presim me durim dhe të punojmë me këmbëngulje ashtu sicc do të punonim po të ishin hapur negociatat”- tha Rama.

Sot gjatë një konference Macron u shpreh se nëse kësaj radhe, pas implementimit të metodologjisë së re për zgjerimin e BE, Komisioni Europian do të japë një raport pozitiv për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, atëhere Këshilli Europian duhet të jetë në gjendje të hapë negociatat.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb