Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu  duhet të tregojë “përgjegjësi dhe racionalitet”, tha sot presidenti francez Emmanuel Macron , duke thënë se sulmet kundër Hezbollahut në Libanin jugor “janë, në planin afatgjatë, në kundërshtim me interesat e Izraelit”.

“Hezbollahu është një rrezik për Izraelin, kjo është absolutisht e vërtetë”, por siguria e shtetit hebraik “nuk mund të garantohet duke pushtuar territoret fqinje”, tha presidenti francez për France 2, duke shtuar se politika e Netanyahut në Liban, si dhe në Gaza dhe Bregun Perëndimor “ushqen pakënaqësi dhe dhunë midis popullatave të rajonit”.

Presidenti francez njoftoi se do të përpiqet të mobilizojë përsëri bashkësinë ndërkombëtare për të “ndihmuar ushtrinë libaneze të rimarrë kontrollin e territorit të saj”.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb