Guardia di Finanza në Venecia të Italisë ka zbuluar së fundmi një sasi prej rreth 75 mijë veshjesh me etiketë “Made in Italy”, të cilat rezultoi se janë prodhuar tërësisht jashtë vendit në një skemë mashtrimi me vlerë rreth 8 milionë euro.

Në kuadër të këtij operacioni një kamion që vinte nga Bullgaria dhe mbante një sasi të madhe veshjesh me shkrimin “MADE IN ITALY”, me flamurin italian apo me etiketën “FINEST ITALIAN FABRICS” u ndalua pasi u vërtetua origjina dhe deklinacioni i tij.

Hetimet e mëtejshme bënë të mundur konstatimin se fazat e përpunimit, prodhimit dhe paketimit të veshjeve të etiketuara “Made in Italy” ndodhte ekskluzivisht jashtë vendit. Raportohet se veshjet prodhoheshin dhe paketoheshin në Bullgari, Shqipëri dhe Tunizi, për t’u importuar më pas në Itali nga kompania me qendër në Brescia.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb