Ylli i popit Madonna gjatë gjithë jetës së saj nuk ka pasur kurrë tatuazh në lëkurën e saj.

”Megjithatë, tani, në moshën 62 vjeç, ka vendosur ta trajtojë veten me një gjest të vogël që në të kaluarën ia kishte ndaluar vetes”, shkruan vanityfair.it.

Ylli i popit, në kyçin e saj të dorës, ka ”gdhendur” inicialet e gjashtë fëmijëve të saj duke pozicionuar secilën shkronjë sipas rendit alfabetik.

Së pari, pra, erdhi L e Lourdes, pastaj shkronja R e Rocco, më pas E për fëmijët biologjikë të lindur me balerinin Carlos Leon dhe regjisorin Guy Ritchie e më pas fëmijët e birësuar. Në kyçin e Madonës, pranë R, u vendos D i David Banda, pastaj M i Mercy James.

Së fundmi, S dhe E kushtuar binjakëve Stella dhe Esther. ”Bëra tatuazhe për herë të parë”, shkroi ylli i popit në internet.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: