NAPOLI

Kryebashkiaku i Napolit ka fajësuar seriozisht televizionin “Gomorrah”, i cili transmeton seriale për mafien, duke thënë se është fajtor në një mënyrë a tjetër për krimin dhe mafien që gëlon në qytet.

Luigi de Magistris tha se akte dhune shfaqen shpesh herë në televizion, duke ndikuar drejtpërdrejtë te rinia, e cila bëhet gjithnjë e më e dhunshme dhe e sheh botën e krimit si “përfituese”. Magistris sulmoi televizionet lokale për glorifikim të skenave të dhunës, të përdorimit dhe shitjes të drogës, përdorim të armëve, duke i dërguar ata drejt botës së mafies, shkruan britanikja “The Telegraph”.

“Simbolet e së keqes në televizion ndikojnë te të rinjtë, duke i prirë ata drejt një bote aspak të mirë. Simbolet e krimit nuk kanë asgjë të mirë dhe shoh të rinj të hipnotizuar nga krimi si dhe nga ideja se me krim bëhet paraja”, tha kryebashkiaku i Napolit në një intervistë dhënë për një radio napolitane.

Në shfaqjet e televizionit “Gamorrah” tregohet sesi funksionon rrjeti i “Gamorras”. De Magistris, që ka qenë edhe kryeprokuror i Napolit tejkaloi fjalorin, duke thënë se “ata janë shfaqje m…”.

Fjalori i tij u ashpërsua, për shkak edhe të një ngjarjeje kriminale të rëndë të ndodhur kohët e fundit në Napoli. Një i ri shumë problematik me ligjin më herët plagosi një vajzë të vogël teksa ishte ulur në një bar. Ndërsa në televizione paraqiten personazhet e mafies si “heronj”, duke fajësuar shtetin si të paaftë e prandaj gëlon krimi.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb