Bashkia e Himarës çel zyrtarisht sezonin turistik këtë fundjavë, duke e kthyer qytezën bregdetare në një qendër feste, argëtimi dhe aventure për 48 orë rresht. Më 2 dhe 3 maj, Himara mirëpret vizitorët me një program të pasur aktivitetesh që përfshin 2 koncerte, muzikë live, sporte ekstreme, lojëra, performanca artistike dhe emocione pafund në breg të detit.
Aktivitetet do të kulmojnë me një koncert elektrizues, ku do të ngjiten në skenë këngëtarja ikonë e skenës Aurela Gaçe dhe artisti grek Kristos Mastoras, të cilët do të ndezin atmosferën e natës himariote buzë detit Jon.
Përveç muzikës, qytetarët dhe turistët do të kenë mundësinë të marrin pjesë në një sërë aktivitetesh që përfshijnë lojëra të ndryshme, sporte ekstreme, shfaqje, akrobaci dhe arratisje në det.
“Eja në Himarë! Përjeto magjinë e jetës tënde mbi Jon!” – është ftesa që Bashkia e Himarës u drejton të gjithë qytetarëve dhe turistëve vendas e të huaj për të përjetuar nga afër çeljen më të gjallë, më të veçantë dhe më me adrenalinë të sezonit veror në “xhevahirin e Mesdheut”.
Njoftimi i Bashkisë Himarë për çeljen e sezonit turistik:
“Magji mbi Jon”
Xhevahiri i Mesdheut çel magjishëm këtë sezon turistik!
Në datat 2 dhe 3 maj, ejani në Himarë! Aty ku dielli prek detin!
Bëhu pjesë e dy ditëve të paharrueshme.
Aktivitete, lojëra, sporte ekstreme, shfaqje, akrobaci, arratisje në det.
Dheeee… Muzikë në breg të Jonit!
Me zërin elektriuzues të të madhes, Aurela Gaçe…
Poooorrrr, nuk mbaron këtu!!!! 48 orë Himara do të jetë totalisht zgjuar!
Në datë 3 maj, nën vezullimin e paradës së fishekzjarreve, performon këngëtari i mirënjohur grek, Kristos Mastoras…
Eja në Himarë! Përjeto magjinë e jetës tënde mbi Jon! “Magji mbi Jon”.
(BalkanWeb)