Inter-Barcelona vijon të luhet, këtë herë në faqet e para të mediave sportive. La Gazzetta dello Sport, gazeta më e madhe sportive italiane, hapet me titullin:

“Zemra e Inter”. Goli i Calhanoglu dhe një mbrojtje e hekur. E shijon edhe Inzaghi, shkruan ndër të tjera La Gazzetta.

Corriere dello Sport i ka kushtuar faqen e parë fitores se dy ekipeve italiane, Napoli dhe Inter: I”nter rezulton i madh”, shkruan Corriere në faqen e parë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

“Inter, magji për Inzaghi”, ishte titulli i përzgjedhur nga Tuttosport.

Në Spanjë nuk është pritur mirë humbja që Barcelona pësoi në transfertë përballë Inter: “Ndërlikohet Champions”, është titulli i Sport në faqen e parë. Barcelona humbet në Milano dhe tashmë detyrohet të mposht Inter në ‘Camp Nou’, shton ndër të tjera e përditshmja sportive pranë klubit blaugrana.

  • foto galeri
  • foto galeri

“Duart lart” është titulli i Mundo Deportivo, duke shtuar se VAR ishte protagonisti kryesor duke mos akorduar një penallti neto në favor të Barcelonës pas prekjes së topit më dorë nga Dumfreis.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb