Carlo Ancelotti është zyrtarisht trajneri i Real Madrid. Presidenti Perez befasoi të gjithë opinionin sportiv duke rikthyer në krye të skuadrës një emër që askush nuk e mendonte në fillim, nuk ishte në asnjë nga listat e dëshirave. Numri një i Realit vërtetoi edhe një herë fiksimin e tij për të rikthyer në skuadër emra të mëdhenj. Tifozët shpresojnë shumë që me Ancelotti në stol të rikthehet Reali i madh, ndërsa trajneri nuk u mendua dy herë për të marrë drejtimin e këtij klubi që për të ka qëndruar gjithnjë në zemrën e tij. Ancelotti ka firmosur një kontratë 3-vjeçare, për të dhe për familjen e tij, kjo ishte zgjedhja më e mirë e mundshme. Tekniku italian kërkon të shkruaj historinë në botën e treningut, Reali është mbase mundësia e fundit për të vendosur një rekord unik. Pasi ka shijuar titullin kampion në Serie A, Premeir League, Bundesligë, Ligue 1 ka mbetur vetëm La Liga për të kompletuar “manitën” e titujve në pesë kampionatet më të rëndësishme në europë, askush më parë nuk e ka bërë diçka të tillë.

  • foto galeri
  • foto galeri

Florentino Perez nuk ka ndërmend ta pres duar bosh, pas David Alaba, përforcimi i parë zyrtarë, presidenti i Real Madrid po punon për ti dhuruar teknikut italian blerjen më të bujshme në vitet e fundit, Kylian Mbappe. Asgjë nuk ka ndryshuar në këtë pikë, Perez vijon të punojë për të vënë në këtë objektiv kaq shumë të dëshiruar.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb