Nga: ZONJA VJOLLCA
500 gr makarona (makarona tub)
230 gr mocarela
Borzilok
200 gr domate qershi
3 thelpinj hudhër
1 spec i kuq
500 ml salcë domate
3 luge gjelle djathe parmixhano
2 luge gjelle ullinj të zi
4 luge gjelle vaj ulliri
Kripë
Piper i zi
Rigon

Vendosim makaronat për të zierë në ujë të vluar me kripë. I largojmë 2 minuta përpara minutazhit të shkruar në etiketë.
Grijmë hudhrën imët, specin e presim në kubikë të vegjël, gjethet e borzilokut i copëtojmë me dorë dhe të tre këta përbërës i përziejme së bashku.
Në një tas përziejmë salcën e domates me 4 lugë vaj ulliri dhe një lugë kafeje rigon.
Në një tavë për pjekje vendosim një shtresë me salcë domateje, presim mocarelën në feta dhe e trazojmë me salcën me një lugë druri. Më pas shtojmë makaronat, i trazojmë duke shtuar përsëri salcë domateje dhe hudhrat e trazuara me gjethe borziloku dhe spec të kuq. Mbi makaronat vendosim shtresën e fundit me domate qershi, mocarela dhe ullinj të prerë në unaza. E pudrosim në fund të gjithë sipërfaqen me djathë parmixhano dhe e vendosim tavën në furrë në temperaturën 200 gradë Celsius për 25 minuta.
(er.nu/vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: