Receta nga znj Eneida
Përbërësit

200 gr. makarona
1 konservë sardele
4 domate të thata
4-5 domate qershi
200 gr. salcë domatesh
1 lugë gjelle kaperi
1 qepë
Lëkurën e një limoni
2 thelpinj hudhër
Vaj ulliri
Kripë
Rigon

Përgatitja

Ziejmë ujin për makaronat me pak kripë. Në një tigan të thellë skuqim qepën e prerë në kubikë. Sapo të zbutet shtojmë hudhrat dhe pak më vonë salcën. I lëmë të gatuhen bashkë që të shkrijë qepa dhe shtojmë domatet e thata, domatet qershi dhe rigonin. I gatuajmë shumë pak minuta dhe shtojmë sardelet e prera në mes, kaperin, rigonin si dhe pak kripë. Shtojmë makaronat e zjera dhe pak ujë për të lidhur salcën. Në fund shtojmë dhe lëkurën e limonit për ekstra aromë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: