Një 25-vjeçar nga Rusia pretendon se është pronar i kamionit që hodhi në erë urën Kerch në Krime, por që në momentin e shpërthimit nuk është parë në ulësen e shoferit.

Forcat ruse të rendit identifikuan si Samir Yusubov, banor i qytetit rus Krasnodar – që gjendet rreth një orë larg urës që furnizon trupat e Vladimir Putinit me armë dhe ushqim.

Në videon e siguruar nga Baza Media që u postuar në rrjetet sociale, i riu tha se një familjar i tij, Makhir Yusubov, 52-vjeç, kishte përdorin kamionin e tij.

“Nuk kam të bëj fare me atë që ndodhi në urën e Krimesë. Ishte xhaxhai im që punonte me të, Makhir Yusubov. Ai merret me transportimin e mallrave, kështu të paktën tërë jetën e mbajë në mend”, shtoi Samiri.

Xhaxhai i tij zakonisht merrej paraprakisht me porositë e mallrave përmes ueb-faqeve të ndryshme dhe prej porosisë së fundit, Samir thotë se nuk ka dëgjuar asgjë për të.

Ajo çfarë e shokoi është shpërthimi që hodhi në erë pjesërisht urën. Nga ana tjetër, rusët kanë rritur prezencën ushtarake në atë rajon për të evituar kinse sulmet tjera.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: