Ditën e sotme një automjet ka rënë në greminë në Kelmend, ndërsa në të ndodheshin katër turistë çekë.

Policia ka sqaruar se në këtë makinë udhëtonin çifti i bashkëshortëve me dy fëmijët e tyre, 9 dhe 7 vjeç, por për fat të mirë, asnjëri prej tyre nuk ka marrë lëndime.

Njoftimi i policisë:

Sot, rreth orës 15:00, në aksin rrugor Vukel-Tamarë, automjeti tip “Fuoristradë” me drejtues shtetasin çek R. K., 45 vjec, ka dalë nga rruga.

Në këtë automjet, së bashku me drejtuesin, udhëtonin bashkëshortja e tij, shtetasja P. K, 40 vjeçe, djali 9 vjeç dhe vajza 7 vjeçe.

Fatmirësisht asnjëri nga familjarët nuk ka pësuar dëmtime fizike. Turistët çek ndodhen në një hotel, në Tamarë.

Gripi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të daljes së automjetit nga rruga, si dhe për të bërë të mundur nxjerrjen e automjetit nga vendi ku ka rënë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: