Një aksident rrugor ka ndodhur pak minuta më parë në aksin Librazhd-Prrenjas.

Policia njofton se një mjeti ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga, ku i plagosur ka mbetur drejtuesi, i cili është transportuar në Spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Librazhd/ Informacion paraprak

Më datë 18.07.2021, rreth orës 11:30, në aksin rrugor Librazhd-Prrenjas, në fshatin Pishkash, mjeti tip “Hyundai”, me drejtues shtetasin A.B., 40 vjeç, me shtetesi Rumune, ka humbur kontrollin e mjetit duke dalë nga rruga dhe për pasojë është plagosur drejtuesi i mjetit i cili është transportuar në Spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendgjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaktut të aksidentit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: