FIER
Një aksident me pasojë plagosjen e një shtetase ka ndodhur këtë pasdite në rrethin e Fierit.
Gazetari Ervis Kuçi raporton për “Balkanweb” se një mjet ka përplasur një këmbësore në fshatin Lalar. E plagosura është duke marrë ndihmën e parë mjekësore në spitalin e Fierit. Ajo ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Shtetasja e plagosur është rreth 50 vjeçe. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes. Dyshohet se shkak i përplasjes të ketë qenë shpejtësia.
(d.xh/Balkanweb)