Një aksident ka ndodhur vetëm pak minuta më parë në Korçë, në afërsi të gjykatës.
Sipas informacioneve paraprake, mësohet se një mjet ka përplasur një këmbësore.
Kjo e fundit është transportuar në spitalin rajonal të Korçës, ku bëjnë me dije se është jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave mbi shkaqet e aksidentit.
Korçë/Informacion paraprak
Rreth orës 09:00, në lagjen nr.4, Korçë, automjeti me drejtues shtetasin R. P. ka përplasur shtetasen F. L., rreth 79 vjeçe, banuese në Korçë, këmbësore.
E aksidentuara po mer ndihmën mjekësore në spital, në gjendje jashtë rezikut për jetën.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor po punon për të përcaktuar rrethanat e aksidentit.
(Balkanweb)