Një 21-vjeçar ka mbetur i plagosur teksa udhëtonte me motor. Ngjarja në fjalë ka ndodhur në Kamëz, në rrugën “Nikolla Sarkozi”.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se i plagosur ka mbetur i riu me inicialet A.L., i cili ishte duke udhëtuar me motor kur u përplas nga makina me drejtues shtetasin me inicialet A.B.

“Më datë 16.06.2020, rreth orës 18:55, në rrugën “Nikolla Sarkozi” në Kamëz, mjeti me drejtues shtetasin A.B., ka aksidentuar motorrin me drejtues shtetasin A.L., 21 vjeç, ku si pasojë e perplasjes është demtuar shtetasi A.L, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.”, thuhet në njoftimin e policisë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: