KOSOVE– Një aksident i rëndë ka ndodhur gjatë ditës së sotme në Kosovë, ku një makinë është përplasur me një autobus. Aksidenti ka ndodhur në aksin Suharekë-Duhël, ndërsa mësohet se kanë humbur jetën 5 persona, tre prej të cilëve janë fëmijë. Nuk dihet ende identiteti i viktimave si dhe shkaqet e aksidentit.

Njoftimi i plotë i zëdhënësit të policisë për rajonin e Prizrenit, Hazir Berisha:
Rreth orës 13:21 minuta ne magjistralen Suhareke Duhel ka ndodhur nje aksident i tmerrshëm komunikacioni me c’rast kane humbur jetën pese persona: dy te rritur dhe tre femije. Vdekjet janë konfirmuar nga emergjenca e cila ka dale ne vendin e ngjarjes. Aksidenti ka ndodhur ne mes te nje automjeti te llojit BMË dhe një autobusi, Per informata shtese do te njoftoheni me kohe.
Policia e Kosovës vazhdimisht po bën apel për kujdes në komunikacion.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb