LAÇ

PËRDITËSIM – Ka ndërruar jetë 24-vjeçri D.Gj, që u aksidentua sot në aksin rrugor Milot – Thumanë.

I riu fillimisht u plagos në këtë aksident. Edhe pse ai u shtrua në spital për kurim, nuk ka mundur dot të mbijetojë.

17:56 – Një aksident automobilistik ka ndodhur këtë pasdite në aksin rrugor Milot – Thumanë.

Si pasojë e aksidentit, një person ka mbetur i plagosur. Mësohet se një mjet tip BMV është përplasur me mbrojtësen metalike.

Nga aksidenti në afërsi të Laçit, ka mbetur i plagosur 24-vjeçari D.GJ.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: