SHKODËR- Një aksident me pasojë vdekje është regjistruar sot në Shkodër. Ngjarja e rëndë ndodhi në njësinë Guri i Zi.

Gazetari Senad Nikshiqi raporton për ‘BalkanWeb’ se nga aksidenti ka humbur jetën 65-vjeçar Njac Rroku, i cili ka qenë duke ecur me një motor teksa u përplas nga një makinë.

Ndonëse drejtuesi i motorit është transportuar me urgjencë në spitalin e Shkodrës, ai nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve. Aktualisht në vendin e ngjarjes ndodhen forca të shumta policore, të cilat po hetojnë rreth shkaqeve të aksidentit.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Informacion paraprak
Më datë 19.10.2018, rreth orës 09.50, në Spitalin Rajonal Shkodër është dërguar një person i cili më pas ka ndërruar jetë.
Nga verifikimet e bëra nga policia, shtetasi Nj. Rr. rreth 70 vjeç nga fshati Guri Zi duke udhëtuar me ciklomotor, dyshohet se e ka përplasur mjeti tip Volkswagen me pronar shtetasin A. D. banues në Shkodër në vendin e quajtur qendër Guri i Zi.
Shtetasi A. D., pas aksidentit është larguar nga vendi i ngjarjes dhe në këto momente është kapur nga Policia Po kryhen veprimet me grup hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: