Një makinë ka marrë flakë në ecje, në zonën e Brrylit, në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur pak më parë, ndërsa policia njofton se mjeti drejtohej nga shtetasja B. K, e cila fatmirësisht ka shpëtuar pa lëndime.

Njoftimi i policisë:

Më datë 06.07.2020, rreth orës 19:20, tek Brryli, si pasojë e një defekti teknik në pjesën e motorrit ka marrë flakë në ecje mjeti me drejtuese shtetasen B.K., ku ka vetëm deme materiale.

Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb