ELBASAN

Një autoveturë ndërsa ishte në lëvizje është përfshirë nga flakët mëngjesin e kēsaj të enjteje në qytetin e Elbasanit. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të “Kryqëzimit Dinamo” në bulevardin kryesor.


Burime zyrtare bënë me dije se automjeti ka qënë në lëvizje teksa ka shpërthyer në flakë. Ende nuk dihen shkaqet, por paraprakisht dyshohet për një defekt teknik që mund të ketë ndodhur në automjet.


Ndërkohë në rrugën ku u përfshi nga flakët automjeti është krijuar jo vetëm panik për momentin te kalimtarët në këtë segment të bulevardit, por përkohësisht edhe një trafik i rënduar.


Ndërhyrja e shpejtë e shërbimit zjarrfikës dhe e policisë ka rikthyer normalitetin, ndërsa raportohet se drejtuesi i automjetit nuk ka pësuar lëndime kurse automjeti është djegur pjesërisht.

F670f67d Aa5f 4530 8ed2 D89ed2eb0290
F670f67d Aa5f 4530 8ed2 D89ed2eb0290

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: