Bota e futbollit në zi. Ndërron jetë në moshën 48-vjeçare ish-portieri austriak, Alexander Manninger. Ai humbi jetën këtë të enjte, si pasojë e një aksidenti me një tren lokal në Salzburg. Makina e Manninger u përplas me një tren pas një kalimi të pambrojtur në hekurudhën lokale të Salzburgut në Nussdorf am Haunsberg.

Sa i takon karrierës, Manniunger nisi karrierën te Austria Salzburg. Në Angli, është aktivizuar në radhët e Arsenal, ndërsa në Itali ka luajtur për Sienën dhe Juventusin. Me përfaqësuesen e Austrisë, ish-“gardiani” ka luajtur 33 ndeshje.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb