Turqia dhuron një nga blofet e mëdha të këtij Botërori, me ekipin e Montella-s që e sheh veten jashtë këtij turneu që në xhiron e dytë. Pavarësisht se në letër, Turqia është një ekip i mbushur me lojtarë klasi, dy humbje në dy ndeshjet e para të fazës së grupeve bëjnë që Calhanoglu, Gyler, Yildiz dhe yjet e tjetër të bëjnë gati “valixhet” përpara kohe.

Ndaj Paraguait pritej një ndeshje e vështirë, me ekipin latin që gjeti golin e avantazhit që në minutën e 2-të. Në fundin e pjesës së parë, Paraguai mbeti me 10-të lojtarë, me Almiron që bëhet lojtari i parë që ndëshkohet me karton të kuq pasi mbylli gojën, në atë që konsiderohet si rregulli “Vinicius”.

Pavarësisht se me një lojtar më pak për një pjesë lojë, Paraguai mbrojti me fanatizëm këtë tre pikësh duke nxjerr nga gara Turqinë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: