VLORË- Një aksident automobilistik ka ndodhur këtë të hënë në aksin rrugor Vlorë-Novoselë. “Në Panaja, automjeti tip “Mitsubishi” me drejtues shtetasin I. C., është përplasur me një automjet tip “Benz” me drejtues shtetasin Sh. B. Si pasojë e aksidentit, janë dëmtuar drejtuesi i mjetit “Benz” dhe pasagjeri në mjetin “Mitsubishi”, shtetasi L. C, të dy këta shtetas ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.

Njoftimi i policisë:

Vlorë/Informacion paraprak

Sot, rreth orës 17:00, në aksin rrugor Vlorë-Novosel, në Panaja, automjeti tip “Mitsubishi” me drejtues shtetasin I. C., është përplasur me një automjet tip “Benz” me drejtues shtetasin Sh. B.

Si pasojë e aksidentit, janë dëmtuar drejtuesi i mjetit “Benz” dhe pasagjeri në mjetin “Mitsubishi”, shtetasi L. C, të dy këta shtetas ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: