VLORË- Denoncimet e rreme kundër korrupsionit në portalin online të Ministrisë së Arsimit do të procedohen penalisht, pasi ndikojnë në prishjen e imazhit të titullarëve. Deklarata është dhënë nga Zv/ministrja e Arsimit, Nora Malaj gjatë një takimi në qytetin e Vlorës.

Ndërkohë Zv/ministrja është njohur nga News24 me një tjetër problem me të cilin përballen qindra studentë të Universitetit të Vlorës, të cilët nuk munden të marrin diplomat në dorë, kjo për shkak të një problemi të lindur mes Ministrisë së Arsimit dhe këtij universiteti në lidhje me numrin e matrikulës. Malaj premtoi zgjidhjen e këtij problemi brenda pak ditësh

Zv/ministrja ka qenë në Vlorë për ceremoninë e diplomimit të studentëve të universitetit “Ismail Qemali” dhe vijoi me një takim me mësuesit e rrethit të Vlorës, në shkollën e muzikës “Naim Frashëri”. (m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: