Laboratorët e Institutit të Shëndetit Publik në Mal të Zi pasi kanë analizuar PCR të 779 mostrave për koronavirus, 146 prej tyre kanë rezultuar pozitive.

Ndërkohë, lajmi i mirë është se në 24 orët e fundit nuk është raportuar asnjë rast vdekje. Numri i përgjithshëm i vdekjeve të lidhura me virusin është 104.

Numri i përgjithshëm i rasteve aktive me COVID-19 në Mal të Zi aktualisht është 897.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: