Ish-deputeti Lefter Maliqi, në vazhdën e denoncimeve është ndalur tek biznesmeni Pëllumb Salillari, i cili sipas tij, ka marr peng jo vetem për taksat Bashkinë Kuçovë, por dhe emërimet në politikë, polici e administratë. Maliqi, me anë të një statusi në rrjetet sociale shprehet se biznesmeni nuk ka të ndalur duke grabitur pronat, prerë pyjet, gërryer lumenjtë e duke ndihmuar familjarët e tij me tendera qensh.

Maliqi shkruan se Salillari ka marrë peng Hajdarin dhe Policinë e Shtetit.

Postimi i plotë:

Vendi i çudirave! Fatorinua Salillari kalon ylberin bëhet oligark! ?
Helmon banorët e Urës me shkatërrimin që i ka bërë malit me guroren. Godet, dhunon banorët e Sinecit, në bashkëpunim me pengun e tij Hajdarin dhe Policinë e Shtetit. Grabit prona, pret pyje, gërryen lumenjë, ndërton Resort 200 ha, duke ndihmuar nipin e tij me tendera qensh dhe duke urdhëruar pengun e tij, Hajdarin e Kuçovës, i njëjtë me Gjicin e Kukësit. Ndërton pa leje, zhvillon tendera vet, me miliona euro në Bashkinë Kuçovë, ua jep ato dhe firmave nën-kontraktore etj. etj.
Emëron shef komisariati në Kuçovë, cakton deputetin, zgjedh, ndihmon, favorizon pengun kryebashkiak, duke e ndikuar hapur në votime, manipulime etj. Ky oligark ka marr peng jo vetem për taksat Bashkinë Kucovë, por dhe emerimet në politikë, polici e administratë. Po fryhu Salillar, ngopu! O i pangopur! Një qerre me dhe na pret të gjithëve. Por helmimi, dhuna që përdor ndaj banorëve, nënave, prindërve, femijëve, do të kthehen një ditë mbrapsht! Mbase nga njeriu, e mbase nga Zoti, se drejtesinë e ke mbërthyer për momentin. Por prap si dihet, do të dal ndonjë ‘komisar Katan’ ose Silvia Konti që të të çojë të luash domino me Gjushin, Kokën, Bllakon etj. Ditë më të mira do të vijnë…

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb