Maluma u “zhduk” në mënyrë misterioze nga Instagrami të mërkurën.
“Askush nuk e di se përse ai e mbylli në mënyrë të menjëhershme Instagramin.

  • foto galeri

Edhe kompania e tij e menaxhimit WK Entertainment bërë një postim të çuditshëm duke shkruar: ‘A e di ndokush cfare ndodhi me Instagramin e Maluma?’

Mendohet se arsyeja është ish e dashura e tij Natalia Barulich e cila e la atë për futbollistin Neymar. Së fundmi Maluma ka publikuar një projekt muzikor të xhiruar në Malibu që i dedikohet tradhëtisë të ish-partneres së tij.

Neymar nga ana tjetër duket se është tallur me Maluman ku së bashku me kolegët e tjerë futbollistë kanë bërë një video teksa kërcejnë në Malibu.

Përflitet se Neymar ka përndjekur artistin latin në Instagram duke kërkuar çdo gjë për të, gjë që e ka shtyrë këngëtarin të mbyllë llogarinë e tij në Instagram.

Zhdukja e Maluma nga Instagram erdhi pasi futbollit Neymar është në një lidhje me ish të dashurën e Malumës këngëtaren Natalia Barulich.

Maluma u lidh me Natalia, e cila është Kubano-Kroate, në vitin 2018 deri në tetorin e kaluar.

Pas ndarjes pati zëra që Natalia e la atë për Neymar, por ajo e mohoi këtë duke thënë se Neymar është vetëm shok i saj’. Më pas ajo në Instagram uroi futbollistin për ditëlindjen e tij, duke konfirmuar romancën e tyre.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb