Pas një fillim sezoni zhgënjyes, Man.City duket se ka gjetur formën më të mirë duke u rikthyer të vetëm në krye të Premier League. 9 fitore radhazi janë shifra fantastika por sërish Guardiola nuk është i kënaqur, mbi të gjitha nga faza sulmuese. “Qytetarët” qëndruan pasiv në këtë merkato dimri, duke mos afruar asnjë emër të madh, diçka që ndodh radhë, por nuk kanë ndërmend të qëndrojnë shumë gjatë në këtë status pasi Pep Guardiola ka bërë publik dëshirën e tij të madhe. Tekniku spanjoll kërkon një qendërsulmues të ri për të zëvendësuar Sergio Aguero i cili në fund të sezonit mund të largohet me parametra zero pasi i skadon kontrata.

  • foto galeri
  • foto galeri

Sipas mediave angleze, Guardiola ka vetëm një emër, një dëshirë të vetme, Erling Haaland. Man.City ka gati një ofertë shumë joshëse për të bindur B.Dortmund, 100 milion sterlina. Haaland shihet nga Guardiola si sulmues ideal për skemat e tij, një investim gjithashtu i sigurt për të ardhmen. Biondi norvegjez kërkohet edhe nga shumë klube të tjera si Real Madrid, Juventus e Barcelona, gjithashtu ka shumë admirues edhe në ishull britanik, përfshi këtu edhe Man.City. Klauzola e tij e largimit, 70 milion euro, është një shifër e përballueshme nga të gjithë klubet e sipërpërmendura por City kërkon të djeg përpara kohe konkurrentët duke i ofruar verdhezinjve një ofertë të parezistueshme, 100 milion sterlina.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb