Sergio Aguero do të largohet nga Man.City në fund të sezonit, lajm ky i bërë zyrtarë nga vet klubi në një reagim për mediat: “Është një kënaqësi e madhe të njoftojmë se një statujë e Sergio Aguero do të vendoset në “Etihad Stadium”. Mezi po presim ti japim Sergio një lamtumirë të denjë në fund të sezonit”, shkruajnë “qytetarët” në postimin e tyre. Pas 10 vitesh tek Man.City, Aguero largohet me shumë trofe, (4 Premier, 1 FA Cup, 5 Coppe di Lega e 3 Community Shield). Me fanellën e City, sulmuesi argjentinas luajti 384 ndeshje dhe shënoi 257 gola.

Man City
Man City

Në moshën 32 vjeçare, Aguero do të nis një aventurë të re, pavarësisht viteve, Kun mbetet një nga sulmuesit më të mirë në qarkullim. Klubet që interesohen për shërbimet e tij nuk mungojnë, për më tepër që bëhet fjalë për një okazion pasi largohet me parametra zero. Barcelona, Juventus dhe PSG janë tre klubet që prej kohësh monitorojnë situatën e tij. Blaugranët kërkojnë një zëvendësues të denjë për Luis Suarez, gjithashtu afrimi i Aguero do të ishte një arsye më shumë që Messi të qëndrojë në “Camp Nou”.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb