Pauol Pogba është gjithnjë e më lart Man.United, për këtë duken të bindur dhe drejtuesit e “djajve të kuq”, të cilët janë vënë në lëvizje për të gjetur zëvendësuesin e mesfushorit francez. Sipas të përditshmes spanjolle “AS”: Solskjaer ka gjetur trashëgimtarin e Pogbas në Serie A, bëhet fjalë për Sergej Milinkovic-Savic.

As
As

Gjithnjë sipas “AS”: United është i gatshëm të paguaj 75 milion euro për të bindur Igli Taren të heq dorë nga mesfushori serb.

Sergei
Sergei

Man.United ka lëvizur pak deri në këtë pikë të merkatos teksa ka mbetur “peng” i disa elementëve që kërkojnë largimin si Pogba dhe Lukaku. Duke qëndruar tek sulmuesi belg, “Daily Mail” shkruan se Man.United i ka dërguar një ultimatum Interit, oferta e tyre e parë prej 60 milion euro nuk mjafton, për kartonin e Lukakut duhen minimalisht 83 milion euro.

Romelu Lukaku
Romelu Lukaku

Man.United kërkon nga Inter që çështja Lukaku të zgjidhet menjëherë duke parë që merkato në Premier League përfundon më 8 gusht. “Djajtë e kuq” kërkojnë në këtë mënyrë të kenë më shumë kohë për të gjetur zëvendësuesin e Lukakut, gjithnjë nëse belgu transferohet në Milano.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb