Romelu Lukaku po kthehet në shqetësim në shtëpinë e djajve të kuq, për më tepër që zgjodhi personin e gabuar për tu përplasur, Paul Pogba. Francezi është shndërruar në protagonistin absolut pas largimit të Mourinhos, njeriu gol i cili pritet të jetë në qendër të projektit të United edhe për sezonin e ardhshëm.

Pogba Lukaku
Pogba Lukaku

Nuk është e qartë nëse Lukaku do të largohet në fund të sezonit, në çdo rast drejtuesit e klubit e kanë gati një plan B. Sipas “The Sun”, drejtuesit e Man.United kanë piketuar Paulo Dybala, si objektivin kryesorë në merkaton e verës.

Dybala
Dybala

Argjentinasi shihet gjithnjë e më larg Juventusit, me Dybala që pritet të sakrifikohet për të ulur kostot e shpenzimeve, pasi bardhezinjtë pritet të jenë sërish shumë aktiv në merkato. United dëshiron të djeg përpara kohë çdo ofertë nga klubet e tjera që mund të vijnë për Dybala, oferta e tyre është 135 milion euro, një ofertë marramendëse e cila mund të bind drejtuesit e “Zonjës së Vjetër” të lënë të lirë fantazistin argjentinas.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb