Mourinho tek Man.United është vetëm çështje orësh. Jorge Mendes, agjenti i portugezit, ishte i pranishëm në një takim me drejtuesit e Man.United për të përcaktuar detajet e kontratës 3-vjeçarë që pritet të firmos Mourinho. Jo vetëm kaq por shumë shpjet do të bëhet zyrtare edhe transferimi i Zllatan Ibrahimovic.

Sulmuesi suedez do të jetë qendra e projektit të Mourinho-s. Ibra pritet të përfitojë 15 milionë euro në sezon, shifra këto që nuk janë aspak problem në një kohë kur Mou do të ketë në dispozicion një mega-buxhet prej 200 milionë euro. Edhe pse Man.United arriti të fitonte Kupën, ky ishte një nga sezonet më të dobët në dhjetë vitet e fundit, për këtë arsye klubi është i gatshëm ti plotësojë Mourinho-s çdo dëshirë, mjafton të lënë pas këtë vit të errët.

Për ish trajnerin e Real Madrid kjo është eksperienca e tretë në Premier League pas dy aventurave me Chelsea-n. Krejt ndryshe për Ibrahimovic që do të provojë për herë të parë futbollin anglez në moshën 35-vjeçare. Për Ibrën klubi ka gati një kontratë 1-vjeçare me opsion rinovimi edhe për një vit tjetër. Ibra pritet të përfitojë 250 mijë paund në javë. Për Ibrën dhe Mouriinho-n ky është një bashkim pas sezonit 2008-2009 ku ishin pjesë e Interit.
(er.shk/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb