Edi Reja është në qendër të vëmendjes këtë periudhë. Trajneri i Shqipërisë u afrua në pankinë për të dërguar kuqezinjtë drejt rrugës së suksesit, por rezultatet po tregojnë krejt të kundërtën.

Kombëtarja jonë u pozicionua e fundit (Rusia nuk llogaritet) në grupin e Nations league, edhe pse kishim rivalë disa kundërshtarë të përballueshëm si Izraeli dhe Islanda.

Të shumtë janë ata që janë të pakënaqur me punën e “timonierit” italian, por ka nga ata që vijojnë ta mbështestin. Sulmuesi i Shqipërisë, Rey Manaj ka bërë një postim në rrjetet sociale ku shkruan: “Je më e miri”.

Whatsapp Image 2022 09 28 At 6.46.32 Pm

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: